Vlerësim Konformiteti Projekti

Për zbatimin e ligjit 32/2016 dt.: 24.03.2016 “Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve dhe instalimeve nën presion” Neni 4 “Projektimi dhe shqyrtimi i projektit teknik të pajisjeve/instalimeve nën presion” Përpara fillimit të procedurës së montimit të pajisjes/instalimit nën presion, operatori ekonomik duhet të marri masa për vlerësimin e konformitetit të projektit Teknik.

SWISS APPROVAL ALBANIA Sh.p.k si organ i miratuar për vlerësimin e konformitetit të projekteve teknike dhe teknologjike për produktet/pajisjet/instalimet nën presion nga ministri i M.E.I-it në datën 22.06.2016

Dokumentacionin Administrativ dhe Teknik:

Është i domosdoshëm për fillimin e procedurave Operatori Ekonomik ti drejtohet me një kërkese me shkrim, ku ndër të tjera duhet të përmbaj kredencialet e operatorit ekonomik si dhe kontaktet përkatëse si dhe projekti i cili i referohet vlerësimi i konformitetit.

Dokumentacioni i projektit teknik që paraqitet prej subjektit midis të tjerave duhet të përmbaje:

Referencat Teknike dhe Ligjore:

  • Standardi/et i/e referuar
  • Baza ligjore referuar për hartimin e projektit

 

Projekti Teknologjik:

  • Skema teknologjike e instalimit/impiantit
  • Plan-vendosje e instalimit/impiantit
  • Pamja e përgjithshme e instalimit/impiantit
  • Vizatimet plotësuese (pamje anësore, prerje etj.)
  • Mbrojtja katodike kur aplikohet

 

Relacioni Teknik

  • Specifikimet teknike te projektit
  • Materiali i përzgjedhur
  • Presionet e punës
  • Temperaturat e punës
  • Kapaciteti volumor
  • Distancat e brendshme/jashtëme të sigurisë
  • Kërkesat teknike tё saldimeve

 

Sistemet e  sigurisë

  • Mbrojtja nga mbi presionet
  • Mbrojtja ndaj zjarrit
  • Plani i evakuimit
  • Detektimi dhe sinjalizimi i zjarrit
  • Mbrojtja nga shkarkimet atmosferike

 

Projekti i Instalimeve Elektrike:

  • Skema e instalimit/impiantit elektrik
  • Projekti i instalimeve elektrike
  • Relacioni Teknik i instalimit elektrik
  • Protokolli i tokëzimit