Vërtetim Teknik

Në bazë të VKM Nr. 491, datë 19.7.2017 ‘’Për përcaktimin e rregullave, të kushteve teknike dhe normave të mirëmbajtjes së instalimeve nën presion, që shërbejnë për përpunimin, transportimin, depozitimin dhe tregtimin e naftës,të gazit dhe nënprodukteve të tyre’’ përcakton ne kreun V “Kontrolli per respektimin e kushteve teknike”, rolin e Organeve e miratuara te vlerësimit te konformitetit të akredituara në fushën e certifikimit dhe të inspektimit teknik të linjave teknologjike në fushën hidrokarbure, te cilat kane njohuritë specifike te funksionimit te këtyre linjave teknologjike, per lëshimin e Vertetimit Teknik, i cili demonstron përputhshmërinë e tyre me rregullat e rregulloret teknike ne fuqi.

Kompania SWISS APPROVAL ALBANIA Shpk si Organ i Miratuar i Vlerësimit të Konformitetit në zbatim të  VKM Nr. 491, datë 19.7.2017 dhe  Urdhrit të Ministrit Nr. 315 date 24.08.2017, leshon Vërtetimet Teknike për subjektet që kryejnë aktivitet në fushën e përpunimit, transportimit dhe tregtimit të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre.

Mbi bazën e Urdhrit te Ministrit Nr. 315 date 24.08.2017, subjektet që kërkojnë të pajisen me Vertetim Teknik paraprakisht duhet të  dërgojne kërkesë kompanisë SWISS APPROVAL ALBANIA si dhe të plotesojnë dokumentacionin e kerkuar, në baze të urdherit të sipër përmendur, si më poshtë vijojne:

SHKARKO

Lista e dokumentacionit

Model Kerkese