Slide background
Slide background
Slide background
Slide background

Rreth nesh

certifikimSWISS APPROVAL ALBANIA shpk, është një trupë inspektuese e pavarur e tipit A akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit për të kryer inspektime sipas ISO 17020: 2012
Proceset teknike janë duke u bërë gjithnjë e më të ndërlikuara gjë që kërkon njohuri nga ana e ekspertëve të nivelit më të lartë, si dhe zhvillim sistematik të njohurive për të zotëruar sfidat moderne.
SWISS APPROVAL ALBANIA përbëhet nga një ekip inspektorësh të kualifikuar, si dhe specialistë të Provave Pa Shkatërrim.

Inxhinierët tanë profesioniste, inspektorët e certifikuar dhe specialistët vlerësojnë konformitetin dhe sigurinë e tubacioneve nën presion, enëve nën presion dhe depozitave. Personeli yne i kualifikuar dhe profesionist mbështetet në trajnimet më të mira industriale, pajisjet dhe kombinimin e teknologjisë. Kombinimi i këtyre komponentëve siguron që pronarët e pajisjeve nën presion të përfitojnë nga një inspektim efektiv dhe zbatimi i një regjimi me kosto efektive i cili do të jenë në përputhje me kërkesat rregullatore kombëtare. Falë personelit me një potencial të madh professional si dhe akreditimit nga ana e drejtorisë së përgjithshme te akreditimit garantojmë mbështetje të vazhdueshme ndaj klientëve tanë.