Slide background
Slide background
Slide background
Slide background

Mbrojta nga zjarri

Një nga pjesët më të rëndësishme të procesit të instalimit të sistemit të mbrojtjes nga zjarri është zbatimi me përpikmëri i projektit të mbrojtjes nga zjarri. Një planifikim dhe koordinim i saktë gjatë fazës së hartimit të projektit siguron jo vetëm një sistem të plotë dhe gati në kohë, por gjithashtu ju kursen kohë dhe kosto investimi. Kur sistemet e mbrojtjes nga zjarri projektohen në përputhje me kodet, rregulloret kombëtare dhe standardet, i gjithë projekti përfiton nga planifikimi i shkëlqyer dhe instalimi i saktë i sistemit të mbrojtjes nga zjarri.

Ekipi

Hartimi i një projekti cilësor fillon me një ekip me cilësi. Ekipi ynë i inxhinierëve dhe specialistëve të kualifikuar për projektet do të ofrojë shërbime me standartet më të larta të projektimit për projektin tuaja të ardhshëm.

Njohuritë Tona

Me anë të njohurive që disponojmë në lidhje me kodet, rregulloret kombërate dhe standardeve ju garantojmë se projekti juaj i ardhshëm është projektuar në rregull. EL BU i ofron stafit të tij arsimim dhe trajnim të vazhdueshëm në mënyrë të tillë që të qëndrojë në krye. Çfarë do të thotë kjo për ju? Projekti juaj përgatitet në kohë, brënda buxhetit të përcaktuar dhe është i sukseshëm.

fire-protection-sprinkler-02Përshtatshmëria

Me kalimin e kohës çdo projekt ndërtimi mund të përballet me një sërë problemesh. Nuk ka rëndësi nëse siti i ndërtimi është në një gjendje të tillë që mund të sjelli të papritura apo ndryshime të mëvonshme në projektim, ne do të punojmë me përkushtim që të jemi pjesë e zgjidhjes së problemit tuaj. Ekipi ynë falë njohurive që disponon mund të përballet dhe përshtatet me çdo sfidë që mund të lindi gjatë fazave te zbatimit apo projektimit.

Zhvillimi Teknologjik

Teknologjia e projektimit ështe në ndryshim te vazhdueshëm dhe ndërlikimi ështe në rritje. EL BU 2009 qëndron përherë i azhornuar dhe pasqyron zhvillimet më të fundit të proceseve të projektimit dhe hartimit të tij.