Slide background
Slide background
Slide background
Slide background

SWISS APPROVAL ALBANIA|Conformity Assessment Inspection Body

x640x305x03-Non-destructiveTesting.png.pagespeed.ic.vI1_baFSVeSWISS APPROVAL ALBANIA është e aftë për të ofruar shërbime me cilësi të lartë në fushën e Inxhinierisë, Inspektimeve Industriale dhe realizimin e Provave Pa Shkatërrim me ndihmën e personelit tonë të disiplinuar, të kualifikuar dhe të certifikuar në mënyrë të tillë që të ofrojë shërbime me cilësi të lartë dhe me vlerë për klientët tanë si dhe për të krijuar një kompani që mund të tërheqë, të rekrutojë dhe mbajë punonjës të kualifikuar dhe të talentuar duke rritur edhe standardin e tyre të jetesës.
Misioni ynë është që të promovojmë vlerat e mësimit dhe të përdorimit të të gjitha burimeve tona në përditësimin dhe zhvillimin e teknikave të inspektimit. Qëllimi ynë është që të jemi zgjedhja e parë e industrisë kur është fjala për Inspektimet Industriale, Teknologjisë Inxhinierike, Shërbimeve Teknike dhe Provave Pa Shkatërrim në mbarë vendin, ose edhe në mbarë botën. Kompania jonë është e angazhuar në drejtim të cilësisë dhe shërbimit ndaj klientëve tanë kryesisht, pasi ne duam që të renditemi si “më të mirë” në fushën tonë. Cilësia nuk është vetëm një tjetër objektiv; kjo është dhe strategjia jonë themelore për mbijetesën dhe zhvillimet e ardhshme të kompanisë sonë.
Ne mund ta arrijmë këtë vetëm falë përkushtimi tonë në zbatimin dhe përshtatjen e Sistemit tonë të Menaxhimit të Cilësisë, kërkesave të rregullatore dhe standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Objektivat e kompanisë janë:

• Të kuptojmë qartësisht nevojat e klientëve tanë dhe tu përgjigjemi atyre më një shpejtësi konkuruese.
• Mbajtja e një stafi të kualifikuar dhe trajnuar i cili kupton dhe mbështet këtë objektiv.
• Përditësimin dhe zhvillimin e teknikave të testimit dhe inspektimit duke përfshirë dhe blerjen e teknologjisë me të fundit dhe instrumentave më të avancuar për të përballuar kërkesat e klientëve.